Erkan Shaipi shënoi dy gola, ia siguroi fitoren Sharrit!

- Bota Sot

Erkan Shaipi shënoi dy gola, ia siguroi fitoren Sharrit!

Erkan Shaipi është bërë protagonist kryesor në kampionatin e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, teksa ka ndihmuar me dy gola (rezultati 0:2) FC Sharrin nga Hani i Elezit të jetë një hap më afër ngjitjes në Ligën e parë të Kosovës.

Sulmuesi nga Hasanbegu ka tundur dy herë rrjetën e KF Rilindja në Prishtinë për t’ia siguruar ekipit të tij, FC Sharri, fitoren e madhe dhe tre pikë të rëndësishme në luftë për inkuadrim në Ligën e Parë.

Shaipi ka shënuar nga një gol në të dyja pjesët. Renditjes tabelore në Ligën e dytë i prinë Tefik Çanga me 42 pikë, kurse Sharri pas fitores së sotme ka 41 pikë, por edhe një ndeshje më shumë (sot zhvilloi ndeshjen e 19-të kampionale).

Shaipi gjatë afatit kalimtar kaloi nga Shkëndija e Haraçinës tek FC Sharri..



Read it all at Bota Sot