Kjo është situata e Xherdan Shaqirit

- Bota Sot

Kjo është situata e Xherdan Shaqirit

Tifozët e FC Baselit mund të marrin frymë më lehtë para duelit me Young Boysin.

“Të gjithë lojtarët janë në formë”, ka bërë të ditur FC Baseli gjatë të premtes. 

Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin, shkruan mediumi zviceran “Blick”. 

Fundjavën e kaluar, golashënuesi më i mirë i FC Baselit kishte qëndruar në teshatore pas pjesës së parë për shkak të problemeve muskulare kundër Luzernit (1:1).

“Por ai po ia del sërish shumë mirë”, - thotë trajneri Fabio Celestini. Deri të premten pasdite, FC Baselit kishte shitur pak më shumë se 26,000 bileta për duelin në konak të vetin. Celestini, megjithatë, nuk dëshiron të flasë për lojë veçanërisht të rëndësishme para ndeshjes kundër kampionëve.

"Një fitore kundër Young Boys nuk të jep katër pikë", flet me shaka trajneri i FC Baselit.



Read it all at Bota Sot