Real Madridi shton dy emrat nga Premier Liga në listën e transferimeve

- Bota Sot

Real Madridi shton dy emrat nga Premier Liga në listën e transferimeve

Mbrojtja është objektivi kryesor për t’u përmirësuar këtë verë për Karlo Ançelottin.

Trajneri i “Los Blankos” po përballet me vendime kyçe për vijën e fundit pasi lëndimet vazhdojnë të jenë një shqetësim në Madrid. Antonio Rudiger i është kërkuar të mbajë mbrojtjen pa Eder Militao dhe Dani Karvahall, të dy të mbetur jashtë për gjithë sezonin shkaku i lëndimeve të ligamentit ACL. Rikthimi i vonuar në forme i David Alabas ka shtuar tendosjen pavarësisht rritjes mbresëlënëse të Raul Asencios si qendërmbrojtësi partner me Rudigerin.

Ancçeloti do të vlerësojë rikuperimet përkatëse të Militaos dhe Karvahallit, ndërsa ky i fundit do të sfidohet nga ardhja e mundshme e Trent Alexander-Arnold. Me Rudiger dhe Alaba mbi 30 vjeç dhe pa kontratë në 2026 nevojiten fytyra të reja si pjesë e një rinovimi në mbrojtje.

Sipas Teamtalk.com, Ançelotti është duke kërkuar në Premier Ligën për opsione, me qendërmbrojtësin e Totenham Hotspur, Kristian Romero, që është kthyer në radarin e tij. Romero ka qenë i lidhur me Real Madridin në mënyrë sporadike gjatë 12 muajve të fundit pavarësisht rëndësisë së tij për planet e Ange Postecoglou në Londrën Veriore. Pavarësisht betejës së tij për t’u rikthyer në formë, vendi afatgjatë i argjentinasit te Spurs është i paqartë dhe një lëvizje në Madrid do të ofronte një garanci për futbollin e Ligës së Kampionëve për 26-vjeçarin.

Spurs janë të hapur për të zgjatur kontratën e tij përtej vitit 2027, me një vlerë aktuale të transferimit prej rreth 60 milionë funte, të cilën Ançelotti synon ta zvogëlojë.

Opsioni alternativ është Xharad Brantuajt i Evertonit, të cilit Ançeloti i dha debutimin në Premier Ligën, gjatë periudhës së tij në Mersejsajd. Aksionet e Brantuajtit vazhdojnë të rriten dhe vlera e tij është edhe më e lartë se Romero, pasi vlerësohet në 70 milionë funte.

Të dy lojtarët janë aktualisht me çmim mbi atë që Real Madridi është i gatshëm të paguajë, por Ançelotti është i vendosur të mos përsërisë atë që ka ndodhur këtë sezon, me Rudigerin të vetmin qendërmbrojtës që ka mbetur në skuadrën e tij..



Read it all at Bota Sot