Pluhuri i Saharasë mbulon Athinën

- Bota Sot

Pluhuri i Saharasë mbulon Athinën

Një përqendrim i lartë i pluhurit nga Sahara ka përfshirë pjesën jugore të Athinës që nga mëngjesi i sotëm, duke krijuar mjegull të dendur, e cila ka kufizuar dukshmërinë në atë pjesë të kryeqytetit grek, raporton Ekatimerini.

Pluhuri i sjellë nga era nga Sahara mbuloi edhe zona të tjera të Atikës.

Meteorologët kishin paralajmëruar më parë se pluhuri i Saharasë do të mbulonte rajonin gjatë fundjavës.

Në Greqi, pluhuri i Saharasë shfaqet mesatarisht 13 ditë në vit dhe mund të ketë deri në 20 ditë të tilla gjatë vitit, në varësi të kushteve atmosferike dhe sasisë së pluhurit që ngrihet nga Sahara.



Read it all at Bota Sot