Edhe 12 vjet pas tërheqjes nga futbolli, Sir Alex Ferguson nuk lodhet kurrë së fituari... pa marrë parasysh se çfarë sporti mund të jetë.
Ish-trajneri i Manchester United zotëron kuaj, të cilët kanë konkurruar në Festivalin Cheltenham në Angli, dhe të enjten e kaluar ai madje fitoi një garë, duke marrë në shtëpi një çmim prej £64.300 (77.000 €).
Djalli i kuq 83-vjeçar është një fanatik i njohur i kuajve, me një stallë me 32 kuaj. Ai që i siguroi triumfin në ditën e tretë të festivalit quhet Caldwell Potter dhe Fergie shpenzoi për të më shumë se 630 mijë paund (750 mijë euro!) për blerjen e tij.
Ai më parë ndante pronësinë e kalit me John Hale, i cili vdiq vitin e kaluar. Vajza Lisa Hale ndoqi hapat e të jatit dhe gjithashtu festoi fitoren e Caldwell.
Skocezi nuk e fshehu kënaqësinë e tij për fitoren, të cilën e festoi në mënyrë të vrullshme dhe u shpreh për BBC Radio: "Çfarë mund të them? Ai është një kalë i madh dhe fitimi i garës është një bonus".