Egnatia dhe Tirana kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në Rrogozhinë që nuk kënaq asnjërën nga dy skuadrat për objektivat që kanë në këtë sezon.
Të dy skuadrat zhvilluan një lojë shumë kaotike, ku e rastet para portës ishin më shpesh rastësi.
Kështu që avantazhi vendas erdhi nga një goditje këndi, ndërsa barazimi i bardhebluve, si vijim i një rivënie anësore në fundin e pjesës së parë.
Ndeshja ishte edhe shumë e tensionuar, me ndërhyrjet e ashpra e faullet që nuk munguan dhe gjyqtarin Xhaja i cili ndëshkoi me të kuq Ujkën nga një anë dhe Veran në tjetrin.
Ndërsa në fund, kryesoi gaboi duke akorduar penallti për Tiranën, por me VAR-in i cili i erdh në ndihmë dhe korrigjoi gabimin e tij.
Në fund, të dy skuadrat morën nga një pikë, por që nuk u shërben shumë për objektivat që kanë, sidomos për Tiranën që zbret përsëri në zonë e ftohtë.