Skënderbeu i vendit të fundit shtang Vllazninë

- Bota Sot

Skënderbeu i vendit të fundit shtang Vllazninë

Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi”.

Heroi për korçarët në këtë takim ishte Nasr, që shënoi dy gola. Egjiptiani tundi rrjetën nga një herë për secilën pjesë.

Skënderbeu, që ishte në vendin e fundit, shtangu Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Bardhekuqtë tashmë renditen të parafundit duke lënë pas Teutën. Vllaznia mbetet në vendin e tretë.

Duhet thënë se kuqeblutë patën rastet e tyre, por nuk u treguan konkretë. Goli i vetëm erdhi nga Qato, që solli barazimin në pjesën e dytë.

Dhe pse kishte iluzione fitoreje me rastet e humbura, 3 pikët i takuan miqve.



Read it all at Bota Sot