Donte të shënonte me gjoks, Ernest Muçi lë pa pikë Besiktas-in

- Bota Sot

Donte të shënonte me gjoks, Ernest Muçi lë pa pikë Besiktas-in

Edhe pse me dy lojtarë më pak për minuta të tëra, Konyaspor arriti të fitonte 1-0 ndaj Besiktas në Superligën turke. Dy shqiptarët e Besiktas patën minutat e tyre në këtë ndeshje, Milot Rashica e nisi titullar dhe luajti për 80 minuta.

Ndërsa Ernest Muçi u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në vend të Joao Mario dhe do ishte pikërisht djaloshi shqiptar që do të kishte mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutën e 78-të.

Pas një krosimi në zonë, Ernest Muçi që në atë moment e kishte portën vetëm për vete, tenton të shënojë me gjoks, por topi i goditur prej tij përfundoi në duart e portierit vendas. 

Muçi kishte mundësi që ta zgjidhte këtë rast ndryshe, por ndoshta nga nxitimi veproi ashtu dhe gaboi. Kaq mjaftoi, që tifozët e klubit turk në rrjetet sociale ta bënin atë “fajtor” që Besiktas doli pa pikë nga ky takim.



Read it all at Bota Sot