Real Madrid dhe trajneri i tyre, Carlo Ancelotti, kanë shprehur shqetësimin e tyre për orarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke kritikuar hapur programimin e La Ligës.
Ancelotti ka bërë të qartë se klubi nuk do të pranojë më të luajë ndeshje me më pak se 72 orë pushim midis tyre.
Ai ka thënë se Real Madrid ka kërkuar dy herë që ndeshja e tyre kundër Villarreal të zhvendosej për t’u dhënë më shumë kohë rikuperimi, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.
Ancelotti ka paralajmëruar se kjo është hera e fundit që klubi i tij pranon një situatë të tillë. Stafi i Real Madrid konsiderohet se ishte shumë i pakënaqur pasi u detyruan të luanin një ndeshje tjetër vetëm 62 orë pas ndeshjes së tyre të mëparshme.
Në përgjigje, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka reaguar shpejt duke theksuar se Real Madrid vetë kishte kërkuar një ndryshim në orarin e ndeshjes së tyre të ardhshme kundër Leganes.
Fillimisht, La Liga kishte planifikuar ndeshjen për të shtunën në orën 16:15 për t’u dhënë Real Madrid më shumë kohë pushim para gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Real Sociedad.
Tebas ka shkruar në platformën X (ish-Twitter): “Carlo, jam i sigurt që Emilio (Butragueno, drejtori i marrëdhënieve institucionale të Real Madrid) ju tha se La Liga kishte planifikuar ndeshjen e radhës kundër Leganés për të shtunën në orën 16:15 për t’ju dhënë më shumë kohë pushim para gjysmëfinales kundër Real Sociedad”.