Barcelona është favorite për Championsin

- Bota Sot

Barcelona është favorite për Championsin

Eliminimi i Liverpulit nga PSG-së në raundin e 16-të ka ndryshuar parashikimet e superkompjuterit të “Opta”-s për favoritin kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve.

Pas humbjes në “Anfield”, Barcelona ka kaluar në vendin e parë si favorite kryesore për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij viti.

Dhe superkompjuteri i “Opta”-s i jep ekipit të Hansi Flik një shans 20.4% për të fituar trofeun veshgjatë. Disfata e “Reds” gjithashtu e vendos PSG-në si favoriten e dytë për titull, me një shans 19.3% për të fituar. I treti në podium në këtë renditje është Arsenali, të cilit superkompjuteri i “Opta”-s i jep një përqindje prej 16.8.

Interi, skuadra e vetme italiane që kualifikohet në këto çerekfinale të Ligës së Kampionëve, është favoriti i katërt me 16.4% shanse për të fituar titullin në kompeticionin kryesor të klubeve kontinentale. Është e habitshme që Real Madridi, pavarësisht se mundi Atletiko Madridin me penallti, mbetet favoriti i pestë për të ruajtur titullin. Superkompjuteri i “Opta”-s u jep atyre vetëm 13.6% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve.

Pas “Galaktikëve” në këtë renditje, superkompjuteri vendos Bajern me vetëm (9.7%) Është disi e çuditshme që klubi bavarez, pavarësisht se mposht me shifrat e thella në të dyja ndeshjet Bajer Leverkusen, sërish qëndron shumë larg pretendentëve, shto faktin që finalja do të mbahet në shtëpinë e tyre, “Allianz Arena”.

Aston Vila (2.8%) dhe në vendin e fundit Borusia Dortmund (1%). Si funksionon superkompjuteri i “Opta”-s? Modeli vlerëson probabilitetin e çdo rezultati të ndeshjes (fitore, barazim ose humbje), duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen e fuqisë së “Opta”-s. Shanset dhe renditjet bazohen në performancën historike dhe të fundit të ekipit. Konkursi është simuluar 10,000 herë për të gjeneruar një projeksion përfundimtar për çdo ekip.



Read it all at Bota Sot