Të gjitha klubet shqiptare të futbollit që garojnë në Ligën e Parë dhe të dytë të Maqedonisë kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për tragjedinë e ndodhur sot në mëngjes kur në një diskotekë në Kocanë humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 të tjerë u plagosën.
FC Struga:
Tragjedia në #Koçani ka tronditur zemrat e të gjithëve, ndaj në këto momente të vështira, solidariteti dhe mbështetja janë jetike për prindërit dhe të afërmit që po përjetojnë këtë humbje të rëndë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke uruar njëkohësisht shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit!
KF Shkëndija:
Jemi të tronditur nga lajmi i tragjedisë në Koçan. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi.
Ngushëllime familjeve dhe shërim të shpejtë të lënduarve.
FC Voska:
Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë në Koçan. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendimet dhe lutjet tona.
Në emër të gjithë klubit tonë, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë prekurit dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.
KF Besa:
KF Besa shpreh ngushëllimet më të thella për jetët e humbura në tragjedinë e rëndë në Koçan. Në këto momente pikëllimi, jemi pranë familjeve që po përballen me humbjen e të dashurve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga kjo fatkeqësi.
KF Gostivari:
Shprehim ngushëllimet tona për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën nga zjarri në Koçan dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.
KF Bashkimi:
Të nderuar,
Federata e Futbollit e Maqedonisë ka shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme në të gjitha kategoritë për shkak të tragjedisë që ndodhi në një klub nate në Koçani.
Pra, loja kundër Vardar Negotino është shtyrë.
Në këto momente të vështira, KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947 ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave !
KF Arsimi:
Federata e Futbollit të Maqedonisë pas tragjedisë së mbrëmshme në Koçan ku raportohen se humbën jetën mbi 50 persona dhe mbi 100 tjerë janë të lënduar, e që gati se të gjithë janë të moshës së re, me çka vendosi me të drejtë që të gjithë ndeshjet e kësaj jave të anulohen për një datë tjetër!
Ne si klub, me dhimbje të thellë shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë tragjedi të madhe, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
Zoti qoftë me të gjithë ju në këto momente të vështira!!