“Mungesa e Mitajt dhemb shumë”, analiza e Klaus Gjasulës

- Bota Sot

“Mungesa e Mitajt dhemb shumë”, analiza e Klaus Gjasulës

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, foli në prag të dy ndeshjeve të muajit mars që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Anglisë dhe Andorrës. Në një lidhje live për emisionin “Rubrika Sportive”, 35-vjeçari deklaroi:  

“Lojtarët e dëmtuar na mungojnë. Hera e parë që pas një kohe të gjatë, Abrashi nuk është thirrur. Dy lojtarët e rinj unë nuk i njoh. Nuk ia kam idenë. Ndeshjet nuk do të jenë të lehta, sidomos ajo e para. Shpresoj që të gjithë të jenë gati për ndeshjet. Të gjithë emrat që mungojnë, janë të rëndësishëm për grupin. Mitaj dhe Hysaj kanë bërë ndeshje më shumë nga të gjithë, të dy janë lojtar shumë të rëndësishëm, sidomos Mitaj në krahun e majtë, dhemb shumë mungesa e tij.  

Anglia është një nga kombëtaret më të forta në botë, nuk mund të themi ne që do kualifikohemi. Ne jemi kombëtare që jemi rritur. Anglia është favorite, Serbia ka kualitetet e veta, duhet të japim maksimumin. Do na vijë koha, që të kualifikohemi në Botëror.  

Po të vendosja unë, nuk do ta kisha bërë ndeshjen ndaj Serbisë. Shumë lajme, shumë flitet për atë ndeshje. Në fund të fundit, ky është futboll dhe më mirë të rrinim te futbolli mos i ngatërronim gjithë ato gjëra. Me lojtarët nuk kam folur, nuk kam pasur muhabet fare, nuk e di si e kanë pritur, fokusi është te Anglia dhe Andorra, për të hyrë mirë te këto kualifikuese. Çfarë vjen pastaj më vonë, do ta shikojmë. Unë nuk duhet të ngatërrohem shumë më ato diskutime”, u shpreh Klasu Gjasula.  



Read it all at Bota Sot