Blerim Sallahu dhe Alim Rama, nga kjo parti njoftuan se kanë dërguar “20 faqe” ankesë me, siç pretendojnë ata sërish, “prova të manipulimeve” të votave nga Lidhgja Demokratike e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas rezultateve përfundimtare të shpallura javën që lam pas nga KQZ, kishin fituar 42,3% të votave, nuk po e pranon këtë rezultat. Ata janë ankuar sërish në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Si përfaqësues i kësaj ankese në konferencë për medie nga Vetëvendosje, doli zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se ankesa e tyre koketon te votat me postë, e sidomos në dyshimet e tyre për votat e LDK-s“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë ,a për shkak të manipulimeve keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjtë”, tha Sallahu.
“Njerëz të LDK-së kanë votuar masivisht për Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu që nga farsa e regjistrimit të votuesve ku shumë votues janë regjistruar vetëm një numër telefoni, qindra votues. Deri te plotësimi i fletëvotimeve…ka qenë organizim kriminal i njerëzve të lidhur dhe angazhuar nga LDK, nga strukturat e LDK-së. Sot VV kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së; Të ketë rivotim të serishëm të votimit me postë; Kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, kërkoi Sallahu.