Sulmuesi i West Hamit i shpëtoi vdekjes, tani synon rikthimin në fushë

- Bota Sot

Sulmuesi i West Hamit i shpëtoi vdekjes, tani synon rikthimin në fushë

Michail Antonio është zotuar të rikthehet në futbollin teksa vazhdon të rikuperohet nga një aksident i rëndë automobilistik që i kishte ndodhur në dhjetor.

Antonio, i cili këtë muaj mbush 35 vjeç, u dërgua në spital pas aksidentit të tmerrshëm, ku qëndroi i shtruar gjatë Krishtlindjeve, përpara se të lirohej për të vazhduar rikuperimin.

Siç pritej, ai nuk do të kthehet për West Ham United këtë sezon.

“Theva kockën femorale në katër vende të ndryshme,” shpjegoi ai.

“Kisha një operacion të vetëm minimalisht invaziv. Ata vendosën një shufër në kofshën time me katër bulona, pra vida dhe bulona për ta lidhur sërish atë.”

“Kirurgu im i parë tha që nuk dëshironte të vendosja asnjë peshë mbi këmbën time për tre muaj, që është afërsisht tani, dhe ju mund të shihni që jam duke ecur”.

“Ne morëm një mendim të dytë nga një specialist tjetër, i cili tha që duhet të filloja të vendosja peshë gradualisht, duke rritur nga 10% deri në 100% brenda tre javësh.”



Read it all at Bota Sot