Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

- Bota Sot

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Në momentin e rënies së çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në sallën kryesore ndodheshin rreth 35 persona, të cilët ishin në radhë për të blerë bileta ose për të pritur një tren.

Asnjë prej tyre nuk u lëndua, sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë që Forbes Serbia i ka siguruar.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme, regjistrimet tregojnë se salla kryesore nuk ishte vetëm një kantier ndërtimi në letër, duke pasur parasysh se aplikimi për punimet në godinë u konfirmuan vetëm më 16 tetor 2024. Gjithashtu ishte në thelb një kantier ndërtimi sepse pasagjerët qëndronin në një pallat ku punohej ende.

Siç shihet edhe në video, galeria e sapondërtuar nuk ka qenë e hapur për pasagjerët dhe vizitorët e tjerë të stacionit në momentin që ka rënë çatia.

Mbi shkallët u vendos një fletë me ngjyrë të gjelbër të errët. Gjithashtu shihet se mungon një pjesë e gardhit në shkallët e galerisë së re.

Edhe një pjesë e konsiderueshme e hollit ishte e rrethuar dhe dyshemeja kishte edhe foli ndërtimi. Ato janë një tregues se punimet ishin ende duke u kryer dhe se ato pjesë të ndërtesës nuk ishin të qasshme për pasagjerët.

Shembull i faktit që punimet ishin ende në vazhdim në momentin e rënies së çatisë është edhe skela që ishte vendosur pranë ashensorit. Ai ashensor, i destinuar kryesisht për personat me aftësi të kufizuara, ishte, përveç galerisë, një nga risitë në holl.

Ajo që është veçanërisht interesante është se këto punime nuk u zhvilluan më 5 korrik 2024, kur u prezantua para publikut salla kryesore e rinovuar.

Më pas stacionin e vizituan ministri i Ndërtimit, Goran Vesiq, ndihmësja e tij Anita Dimoski, ushtrues detyre. Drejtoresha e Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Jelena Tanaskoviq, si dhe Presidentja e Qeverisë Provinciale, Maja Gojkoviq dhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriq.

Në incizimet e asaj që nga publiku cilësohet si hapja zyrtare e stacionit të Novi Sadit, gjegjësisht hollit, shihet se të gjitha punët kanë përfunduar, ose të paktën kështu dukeshin.

Kështu, mund të vërehet se ashensori është në vendin e tij. Gjithashtu, personalitete të larta ecën nëpër galerinë e re. Nuk dihet ende pse punimet janë kryer më vonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, pasagjerët kanë reaguar ndryshe ndaj rënies. Për shkak të peshës së madhe të strukturës së betonit të çatisë, ka pasur një goditje të fortë dhe është ngritur shumë pluhur.

Kjo i trembi disa pasagjerë dhe ata ikën. Nga ana tjetër, kishte nga ata që e shikonin në heshtje, por edhe nga ata që rrinin në radhë për biletat.

Shumica e tyre u larguan nga holli me nxitim tashmë pas 15 deri në 20 sekonda. Në vazhdimin e videos, shihet se disa nga punonjësit e stacionit kanë tentuar të ndihmojnë ata që janë gjetur nën çati. Ata tentuan t’i afroheshin të lënduarve nga brenda.

Ajo që shihet edhe në pamjet është se punëtorët e ndërtimit ishin ndër të parët që hynë në sallën kryesore. Nuk shihet nga cila pjesë e godinës kanë ardhur, veçse kanë zbritur shkallët nga kati sipër ku janë platformat. Por sigurisht që mund të jetë një tjetër tregues se në ndërtesë po kryheshin ende punime.

Shumë shpejt, pas një minute, në sallën kryesore u shfaqën polici i parë dhe dy rojet e sigurisë. Pas tyre ka mbërritur shpejt autoambulanca dhe policët e tjerë.

Disa qytetarë erdhën në sallë nga drejtimi i platformës dhe krahut A për të parë se çfarë ndodhi. Midis tetë dhe 10 personave ishin ende duke pritur në sportel.

Madje disa erdhën, ndoshta duke mos ditur se çfarë ndodhi, për të qëndruar në radhë te arka. Megjithatë, policia i largoi të gjithë nga holli pak më pak se nëntë minuta pasi kapoja ka rënë.

Dhjetë minuta pas rënies së çatisë, në sallën kryesore u shfaqën zjarrfikësit e parë.

Një nga detajet në pamje është një situatë në të cilën një nga pasagjerët shmangu rënien e çatisë mbi të. Kamerat tregojnë një grua të re që hyn në stacion vetëm një ose dy sekonda para se të bjerë çatia.

E gjithë struktura u shemb pas saj ndërsa ajo vrapoi brenda në panik kur ndjeu se diçka po ndodhte pas saj. 



Read it all at Bota Sot