Guardiola: Një hap përpara

- Bota Sot

Guardiola: Një hap përpara

Edhe pse fundjava e kaluar nuk ishte shumë pozitive për Manchester City, që barazoi me Brighton duke qëndruar në vendin e pestë në renditjen e Premier League, për trajnerin Pep Guardiola asgjë nuk është e humbur.

“Performanca ishte shumë, shumë më e mirë se në ndeshjen e një jave më parë kundër Nottingham Forest. Kjo tregon se kemi një përmirësim, kemi bërë një hap përpara që do të na ndihmojë në fund”, tha Guardiola.

Duke folur për garën për të siguruar një vend në Champions League, ai shtoi: “Janë nëntë ndeshje ende për t’u luajtur. Kemi ndeshje të vështira dhe do të jetë një garë e hapur deri në fund mes disa ekipeve që synojnë atë vend”.

“Gjithsesi, unë vazhdoj të mendoj se do ta arrijmë kualifikimin.

Çdo ditë mundohem të gjej rrugën e duhur për t’ia dalë mbanë, të gjej pozitivitetin në çdo gjë. Shumë gjëra do të ndodhin dhe ne e dimë këtë.

Janë nëntë finale”, tha Guardiola.



Read it all at Bota Sot