E zyrtarizon FIFA

- Bota Sot

E zyrtarizon FIFA

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria.

Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë e kuqezinjve, pasi është finalizuar transferimi i federatës edhe nëpërmjet FIFA-s.

Pasi lojtari zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke u larguar nga Kosova ku kishte mbajtur shiritin e kapitenit në kombëtaren U21 të saj, FSHF nisi procedurat në FIFA për ndryshimin e federatës.

FSHF ishte në garë me kohën, që të kishte të gatshëm lojtarin për ndeshjet e muajit mars, meqë ishte ftuar edhe nga trajneri Silvinjo si pjesë e grumbullimit.

Për fat të mirë, procedurat janë kryer me shpejtësi dhe me sa duket, pa asnjë pengesë nga pala kosovare.

Kjo, pasi në një kohë shumë të shpejtë, ndryshimi i federatës është zyrtarizuar edhe nga FIFA, e cila e cilëson Brrutin tashmë një lojtar të Shqipërisë dhe i jep të drejtën që të veshë fanellën kuqezi.



Read it all at Bota Sot