Hansi Flick ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me sezonin e ri.
Trajneri gjerman ka informuar si presidentin Laporta ashtu edhe drejtorin sportiv, Deco, se nuk dëshiron që klubi të investojë për një qendërsulmues, pasi beson se ka pozicione të tjera që kërkojnë më shumë vëmendje.
Synimi i tij është që të forcohet mbrojtja dhe krahët, aty ku skuadra ka treguar më shumë mangësi.
Përsa i përket sulmit, trajneri gjerman ka besim të plotë te Lewandowski si pikë sulmuese e skuadrës katalanase, pavarësisht se polaku është afër 37 vjeç. Flick beson se përvoja dhe cilësia e polakut mbeten thelbësore dhe ka ende besim të plotë tek ai.
Ky mesa duket është një vendim përfundimtar, pavarësisht se prej kohësh është thënë që Barcelona ka shfaqur interes për të paktën dy nga qendërsulmuesit më të mirë të momentit Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak, por mesa duket këto dëshira do shtyhen për më vonë, pasi Flick kërkon përforcime në repartet e tjera.