MKRS: Procedura e prokurimit për stadiumin e Gjilanit, nuk është pezulluar

- Bota Sot

MKRS: Procedura e prokurimit për stadiumin e Gjilanit, nuk është pezulluar

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka dalë me një sqarim publik, duke thënë se procedura e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është pezulluar.

“Njoftojmë opinionin publik, mediat dhe gazetarët e interesuar se raportimi për pezullimin e tërësishëm të procedurës së prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është i saktë!”, thuhet në këtë sqarim të MKRS-së.

Tutje, MKRS thotë se kanë përfunduar vlerësimin e ofertave dhe ka dalë me rezultat për rekomandimin e fituesit të kontratës.

“Ligji parasheh se palët që marrin pjesë në tender, kanë afatet e tyre të paraqitjes së kërkesave për rishqyrtim kur ka mospajtime nga ana e tyre lidhur me rezultatin”, vazhdon sqarimi i MKES-së.  

Në këtë rast, thotë ministria meqë kanë i së paku dy kërkesa për rishqyrtim, afatet e procedurës, pra jo procedura në tërësi, pezullohen deri në shqyrtim dhe vendosje mbi këto kërkesa.

“Ky afat pritet të përmbyllet brenda 5 ditësh, dhe më pas vazhdohet me fazat tjera, deri në nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve".



Read it all at Bota Sot