Ligat evropiane janë duke pushuar dhe është koha për ndeshjet e Kombëtareve.
Krahas ushtrimeve, futbollistët e shfrytëzojnë kohën e lirë për t’u marrë edhe me aktivitete të tjera.
E talentët e Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal dhe Nico Williams e shfrytëzuan rastin duke luajtur pingpong.
Fitimtar në këtë sfidë doli ylli i Barcelonës, i cili ia dha një ndëshkim yllit të Athletic Bilbaos.
Williams u detyrua të futet dhe të ecën zhagas nën tavolinë të pingopongut, ndërsa u filmua nga shokët e tij të Kombëtares, të cilët sigurisht se nuk mundën të ndaleshin së qeshuri.
Yamal dhe Williams janë shokë të mirë, ndërsa shkëlqyen në Euro 2024 duke triumfuar me “Stuhinë e Kuqe”.