Plan i gabuar dhe dëmtime

- Bota Sot

Plan i gabuar dhe dëmtime

Karlo Ançeloti e kishte të qartë që, për t’i mbijetuar kalendarit, ai la të kuptohej gjatë fazës përgatitore se do të jepte disa pushime selektive për lojtarët. Mundësia për të luajtur 71 ndeshje në një sezon të plotë (kanë 47 tashmë) e detyroi klubin e bardhë të mendojë për një plan për të mbrojtur ekipin.

“Mund të ndodhë që një javë një lojtar të mos luajë dhe të shkojë të pushojë me familjen e tij. Po e studiojmë, sidomos me lojtarët që luajnë me ekipin kombëtar”, shpjegoi italiani, që nuk mundi ta realizonte programin për shkak të dëmtimeve.

“Nuk ka kuptim. Është e pamundur që të mbajmë një nivel optimal me kaq shumë ndeshje mes kompeticioneve të klubeve, Kombëtareve, dhe me një Botëror Klubesh që të largon për një muaj nga shtëpia”, pranoi Dani Karvahal para se të fillonte sezoni.

Diçka ishte parashikuar. Dhe, për të dhënë një shembull të qartë, Valverde, që është lojtari me më shumë minuta te Madridi, mund të luajë më shumë se 80 ndeshje këtë sezon. Kjo, pa përfshirë orët e panumërta të fluturimeve që ka bërë çdo herë kur ka luajtur me Uruguajin.

IDEJA- Pushime që stafi teknik është i detyruar t’i japë dhe e shpjegon me një shembull të thjeshtë.

“Vinicius shkon në ekipin kombëtar, luan dy ndeshje, dhe kur kthehet, në vend që të luajë një ndeshje të kampionatit, ai pushon dhe nuk luan. Pushon tre ose katër ditë. Shkon në pushime, dhe pas ndeshjes kthehet. Kjo është mënyra e vetme”, thuhej në fillim të sezonit, por që tashmë ideja nuk po funksionon. Arsyeja? Mungojnë themelet për të realizuar këtë ide… në një skuadër që ka pësuar shumë dëmtime njëkohësisht. “Pavarësisht të gjitha vështirësive, kemi arritur deri këtu duke luftuar në tri kompeticionet më të rëndësishme. Dhe kjo nuk kishte ndodhur në tre vitet e fundit,” pranoi Karlo Ançeloti pas fitores kundër Vijarealit.

Kështu, për herë të dytë që kur është trajner i Real Madrid, italiani synon absolutisht gjithçka. Kjo ndodhi vetëm në vitin e tij të parë, kur fitoi Kupën dhe Ligën e 10-të të Kampioneve për Realin dhe tani historia mund të përsëritet, madje edhe më mirë, me tripletë të cilën Ançeloti e ka menduar. “E kam menduar këto ditë,” pranoi ai.

Dhe as “kurthet” nuk kanë mundur të tronditin një skuadër që e ka shumë të qartë dhe që dëshiron, së pari, të ëndërrojë për këto dy muaj të çmendur dhe pastaj të shohë Botërorin e Klubeve.

Një Real që nuk po ndalet edhe kur luan dy ndeshje brenda më pak se 72 orëve, kohës së pushimit që është caktuar nga FIFA. Megjithatë, “Los Blancos” po mbahen fuqishëm, janë duke luftuar në çdo kompeticion pa pushim, por me një kërcënim. Në rast se La Liga do të caktojë një tjetër ndeshje pa 72 orë pushimi, atëherë Reali nuk do të paraqitet.



Read it all at Bota Sot