Brenda një sezoni katastrofik për Milanin, ka disa drita që shkëlqejnë. Një prej tyre është Tijjani Reijnders, i cili së fundi ka rinovuar kontratën me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030. Tjetri është Christian Pulisic. Amerikani, i ardhur një vit e gjysmë më parë në Itali mes skepticizmit, i ka bindur të gjithë me një qëndrueshmëri që nuk e kishte treguar kurrë më parë në karrierë.
Shifrat – Në sezonin e tij të parë te Milani, nën drejtimin e Stefano Piolit, amerikani bëri paraqitje shumë të mira. Në këtë sezon të dytë ai po konfirmohet si pika e referencës në sulmin kuqezi.
Ish-lojtari i Chelsea e përfundoi sezonin e kaluar me një gol në Champions League dhe 12 gola në Serie A, ndërsa këtë sezon ka arritur 4 gola në Europë dhe 9 në kampionat. Goli i tij i fundit erdhi të shtunën në “San Siro”, në barazimin e përkohshëm kundër Comos, para se Reijnders të shënonte golin e fitores.
Në total, Pulisic ka shënuar 13 gola këtë sezon, plus 2 gola në Superkupën e Italisë, duke vendosur rekordin personal të golave në një sezon.
Rinovimi – Së shpejti do të vijë edhe rinovimi i tij.
Aktualisht, Pulisic ka një kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2027, me pagë prej rreth 4 milionë eurosh.
Negociatat me drejtuesit e klubit kanë qenë të suksesshme muajt e fundit, teksa është arritur marrëveshja për ta zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2029. Po ashtu, paga e tij do të rritet në rreth 5 milionë euro në vit, plus bonuse. Shpërblim i merituar për një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit.