Kombëtarja do të zhvillojë sot në mbrëmje seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 me Anglinë në Londër.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e Wembllit ku do të shikohet edhe gjendja fizike e lojtarëve.
Më herët trajneri Sylvinho do të dalë para gazetarëve.
Në sfidën me kundërshtarin më të vështirë në grup pritet edhe mbështetja e tifozëve shqiptarë të cilët do të jenë edhe në sektorë të tjerë të stadiumit, jo vetëm në atë të përcaktuar për miqtë.