Mediumi islandaz tregon sa shikues pritet të ketë sonte në Prishtinë

- Bota Sot

Mediumi islandaz tregon sa shikues pritet të ketë sonte në Prishtinë

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Islandës luhet sonte (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Është ndeshja e parë e play-off-it ku synohet Liga B e Kombeve.

Djelmoshat e Kosovës kanë përparësinë e fushës, ndërsa sfida e kthimit luhet në fundjavë, të dielën në Murcia të Spanjës.

“Është dita e ndeshjes në Prishtinë, ku kombëtarja islandeze e futbollit për meshkuj, nën drejtimin e Arnar Gunnlaugsson, do të përballet sonte me vendasit në play-off për një vend në Ligën B të Kombeve.

Gazetari sportiv Aron Guðmundsson është duke u ngrohur tërësisht për lojën këtu, së bashku me ekspertët Guomundur Benediktsson dhe Kjartan Henry Finnbogason, të cilët përshkruajnë emocionet e mbrëmjes së sotme, që është ndeshja e parë mes Islandës dhe Kosovës në play-off.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën e ardhshme në Murcia.

Ndeshja e sotme këtu në Prishtinë, janë shitur të gjitha biletat, e cila pritet të ketë rreth 14 mijë shikues.

Është një ide e mirë që të ngroheni për mbrëmjen duke parë ngrohjen e djemve në ditën e lojës”, shkruan mediumi islandez “Visir".



Read it all at Bota Sot