Ndeshja e sotme me Danimarkën është një tjetër test për portugezët.
Një ndryshim brezash është në zhvillim e sipër, por senatorët nuk ndihen ende gati për të lënë stafetën.
Mes tyre është Diogo Dalot, që në konferencë për shtyp sqaroi këndvështrimin e tij.
“Nuk do të luajmë futboll gjithë jetën, kam gjithmonë ndjenjën se të jesh lojtar i Kombëtares është diçka që nuk garantohet kurrë.
Ndaj, duke shfrytëzuar sa më shumë këtë kohë dhe duke u përpjekur të jesh pjesë e historisë së Portugalisë, të shënosh emrin tënd në këto arritje do të ishte një faqe e bukur.
Ndjej se duhet të jap gjithçka për të fituar dhe të jem në historinë e Portugalisë si një nga lojtarët që ka fituar tituj”, tha ai, duke lënë të kuptohet se për momentin ata nuk mund të konsiderohen ende si brezi më i mirë i Portugalisë.
Më pas, mbrojtësi i Mançester Junajtidit foli edhe për një rokadë të mundshme mes trajnerit aktual, Roberto Martinez dhe Zhoze Murinjos, në rast se Portugalia dështon kualifikimin në “Final 4” të Ligës së Kombeve.
“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen.
Kam respekt të madh për të, sepse më dha mundësinë të luaj për një nga klubet më të mëdha në botë. Edhe për më tepër që kemi një trajner shumë të mirë.”, përfundoi Dalot.