Interi kontakton Real Madridin, dëshiron transferimin e yllit të Los Blancos

- Bota Sot

Interi kontakton Real Madridin, dëshiron transferimin e yllit të Los Blancos

Interi ka kontaktuar Real Madridin për mundësinë e nënshkrimit të Arda Gulerit në afatin kalimtar të verës, raporton Corriere dello Sport.

Mungesa e minutave të mesfushorit turk ka ngritur shqetësime për të ardhmen e tij në Spanjë dhe ka tërhequr interesin nga klubet e tjera.

Interi është i vetëdijshëm se Guler mund të dëshirojë të largohet sezonin e ardhshëm nëse nuk i jepet një rol më i rëndësishëm, dhe ta ketë në listën e dëshirave të transferimeve për verën.

Megjithatë, klubi i Serie A është i interesuar edhe për Nico Paz, një lojtar të cilin Los Blancos thuhet se po mendojnë ta rikthejnë në verë.

Guleri ka bërë 30 paraqitje për Real Madrid këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime në të gjitha garat, përkundër se në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar nga banka rezervë.

Interesim për transferimin e yllit të ri turk kanë shprehur edhe skuadra tjera si RB Leipzig, Bayern Munich, Borussia Dortmund, AC Milan dhe Tottenham Hotspur.



Read it all at Bota Sot