Japonia, kombëtarja e parë që e siguron kualifikimin në Botërorin 2026

- Bota Sot

Japonia, kombëtarja e parë që e siguron kualifikimin në Botërorin 2026

Japonia është bërë kombëtarja e parë që siguron një vend në Kupën e Botës 2026 përmes kualifikimeve, pasi mundi Bahreinin 2-0 në Saitama.

Daichi Kamada i Crystal Palace dhe Takefusa Kubo i Real Sociedad shënuan në pjesën e dytë, duke i dhënë Japonisë kualifikimin tre ndeshje para përfundimit të fazës së tretë të kualifikimeve në Azi.

Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara e kishin të garantuar pjesëmarrjen si vende pritëse, por “Samurai Blue” janë të parët që e sigurojnë vendin përmes kualifikimeve.

Konfederata Aziatike e Futbollit ka të garantuara tetë vende në Botërorin me 48 skuadra, ndërsa një tjetër mund të sigurohet përmes play-off-it ndërkontinental.

Në fazën e tretë të kualifikimeve marrin pjesë 18 ekipe të ndara në tre grupe, ku dy skuadrat më të mira nga secili grup kualifikohen direkt në Kupën e Botës.

Skuadrat që përfundojnë në vendin e tretë dhe të katërt në grupet e tyre kalojnë në raundin e katërt për të luftuar për vendet e fundit të mbetura për kontinentin.

Japonia, e drejtuar nga Hajime Moriyasu, arriti në fazën e 1/8-ve të finales në Kupën e Botës 2022 në Katar, por u eliminua nga Kroacia pas gjuajtjeve të penalltive.

Në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2026, Japonia i fitoi të gjashta ndeshjet dhe është ende e pamposhtur në fazën e tretë, me gjashtë fitore dhe një barazim.

Mesfushori i Liverpool, Wataru Endo, Kaoru Mitoma i Brighton dhe Takumi Minamino, që fitoi Premier League me Liverpoolin në 2020, ishin ndër titullarët e Japonisë, që siguron pjesëmarrjen e saj të tetë radhazi në një Kupë Bote.

Australia, që ndodhet në vendin e dytë pas Japonisë, mundi Bahreinin 5-1, por është ende nëntë pikë prapa.



Read it all at Bota Sot