Një grua raportohet se ka kryer një abort në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Por rasti me vendim të prokurorit është inciuar si dhunim. Ndërsa nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me rastin.
“DHUNIM. Prishtinë. Më 20.03.2025 raportohet se viktima femër kosovare ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë..
Ndërkaq burime të medias bëjnë të ditur se pacientja e cila është sjellë në QKUK nga Gjilani për abort, kishte probleme mendore.
Sipas të njëjtave burime ajo ishte në javën e 21 të shtatzënisë dhe se ishte me të meta të rënda mendore, si dhe kishte vështirësi në të dëgjuar dhe në të folur.