Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Anglisë.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në udhëtim tek Anglia, ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45 dhe djelmoshat kuqezi janë gati për këtë përballje.
Megjithatë, përzgjedhësi Sylvinho duket t’i bëjë disa zgjedhje të detyruara shkaku i lëndimit të disa lojtarëve.