Ushtria sudaneze rikthen pallatin presidencial në Khartum pas luftës me forcat paramilitare

- Bota Sot

Ushtria sudaneze rikthen pallatin presidencial në Khartum pas luftës me forcat paramilitare

Ushtarët sudanezë kanë rikthyer pallatin presidencial në kryeqytetin Khartum, duke shënuar një fitore simbolike kundër forcave paramilitare Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në luftën civile të vendit, raporton The Guardian.

Video të postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë të armatosur brenda ndërtesës të dëmtuar. Ministri i Informacionit, Khaled al-Aiser, njoftoi se ushtria kishte rikuperuar pallatin dhe shkroi se "flamuri është ngritur, pallati është rikthyer dhe udhëtimi vazhdon deri në fitoren e plotë".

Përgjatë kryeqytetit mund të dëgjoheshin të shtëna të shkëputura, por nuk ishte e qartë nëse ishin nga luftimet apo nga festimet. Forcat RSF, të udhëhequra nga Gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nuk e pranuan menjëherë humbjen, raporton KosovaPress.

Rikuperimi i pallatit, i cili shikon nga lart lumin Nili dhe ishte selia e qeverisë para luftës, vjen pas muajsh me përparime të vazhdueshme të ushtrisë në zonën e Khartum. Luftëtarët e RSF, që kishin kontrolluar shumicën e kryeqytetit në fazat e hershme të luftës, tani janë thuajse të dëbuar nga qyteti.



Read it all at Bota Sot