Manchester United është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 50 milionë euro për të arritur objektivin kryesor të mbrojtjes, Jarrad Branthwaite.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2027 me Everton dhe lamtumira duket e pashmangshme, pasi mjaft nga ekipet “big” në Premier League janë vënë në ndjekje të tij.
Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Sun”, që shtoi se mbrojtësi i kombëtares angleze është objektivi kryesor i “djajve të kuq” për merkaton e verës.
Manchester United pritet të bëjë një revolucion këtë verë dhe mjaft mbrojtës janë në listën e ikjes. Klubi që drejtohet nga Amorim e ka kërkuar edhe verën e kaluar Branthwaite, por pa arritur marrëveshje.
Janë disa 30-vjeçarë që pritet të lënë “Old Traford” këtë verë, duke konfirmuar idenë e klubit për të sjellë talente të rinj. Lojtari ka fituar përvojën e duhur në Premier dhe vjet debutoi edhe me kombëtaren.