Në prag të përballjes së ditës së shtunë, trajneri Blagoja Milevski dhe Enis Bardhi iu përgjigjen gazetarëve në fillim të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2026.
Trajneri i Maqedonisë së Veriut potencoi se ka një respekt maksimal për kundërshtarin dhe nuk dëshiron që të nënvlerësojë askënd, por se me punë maksimale do të arrijë deri te rezultati pozitiv.
“Secili trajner ka filozofinë e tij dhe trajneri i Lihtenshtajnit ka eksperiencë dy vjeçare dhe kjo nuk do të thot se ai do të shtrojë formacionin e njëjtë si edhe në ndeshjet e kaluar. Kemi një respekt të veçantë për të dhe kombëtaren e Lihtenshtajnit. Andaj do të japim maksimumin në këtë përballje.
Ende e kam vështirë që të flas për tragjedinë në Koçanë dhe është një moment i vështirë që të flitet në këtë temë. Shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi.
Jemi këtu dhe përgatitemi maksimalisht dhe do të ishte shumë mirë që të vazhdojmë me serinë pozitive , shtatë ndeshje pa disfatë. Dhe për të arritur këtë, duhet të jemi në nivelin maksimal.
Do të jetë një shtesë për ekipin pasi që kemi kaluar me shumë probleme të futbollistëve që nuk kishin minutazhin e tyre në klubet, por tani besoj se me këtë ecuri të reprezengtuseve do të ishte mirë për ata dhe për ne si kombëtare.
Që të shënojmë fitore në një ndeshje të gjitha linjat duhet të jenë në nivel dhe nuk mund të shënoi fitore nëse ndonjë linje ose futbollist çalon. Fokusi ynë që të funksionojnë në të gjitha linjat dhe vetëm kështu mund të shënojmë fitore, tha mes tjerash Milevski.