Broja i gëzohet kthimit: Në një ndeshje tjetër mund të shfrytëzoja ato raste

- Bota Sot

Broja i gëzohet kthimit: Në një ndeshje tjetër mund të shfrytëzoja ato raste

Armando Broja mendon se Shqipëria mund të shmangte humbjen sot nëse do të shmangte gabimet që u bënë te golat.

“E dinim që do të ishte e vështirë, Anglia është një nivel shumë i lartë. Ata me Francën, Belgjikën, Holandën e Spanjën, e dimë që kanë shumë cilësi.

Por e dimë që kemi ardhur në shtëpinë e tyre, por çdo gjë është e mundur dhe kishim disa mundësi për gol. E dinim që do ishte e vështirë, se Anglia ka cilësi shumë të madhe, dhe kur lodhet ndonjë lojtar, futet një tjetër me cilësi dhe e dinim që ishte e vështirë.

Ekipi ishte mirë, kishim mundësi të mos hanim ato gola, se për mendimin tim nuk ishim shumë gola të bukur e rrezikshëm. Njëri ishte pasim pas shpine, pastaj tjetri krosim në shtyllë të dytë e preku mirë sulmuesi. Por këto gjëra mund t’i përmirësojmë e mund të shkojmë një nivel më të lartë.

U ktheva nga një dëmtim i gjatë, ka qenë e vështirë dhe isha fokusuar te kthimi, te trupi, të kem mundësitë më të mëdha e të mos dëmtohem përsëri. Sot më ka pëlqyer se si reagoi trupi e shkoi loja, kisha edhe unë shanse për veten. Edhe një ditë tjetër mund të kisha shfrytëzuar shanset, shënoja e kthenim ndeshjen se patëm dy mundësi në fund. Por janë disa gjëra të vogla që mund të shfrytëzojmë.

Kombëtarja më ka munguar shumë, si e thashë para Europianit më pëlqen shumë të luaj me kombëtaren, më pëlqejnë shumë tifozët që ishin të mrekullueshëm, na dhanë kurajë e ishim shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin e çunat e shpresoj të rikuperoj tamam, 100%, të vazhdoj pa dëmtime e kënaqem me futboll”, tha Broja.



Read it all at Bota Sot