Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur për më shumë se dy orë

- Bota Sot

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur për më shumë se dy orë

Detaje të reja rreth vdekjes së legjendës Diego Maradona kanë shkaktuar tronditje. Maradona vdiq në nëntor të vitit 2020 nga dështimi i zemrës ndërsa po shërohej nga operacioni. Gjyqi i shtatë anëtarëve të ekipit të tij mjekësor filloi së fundmi dhe do të zgjasë disa muaj.

Mjeku Colin Campbell, i cili ishte fqinji i Maradonës, dëshmoi se nuk kishte defibrilator apo pajisje të tjera të nevojshme mjekësore në shtëpinë e Maradonës natën e vdekjes së tij.

Shtëpia ishte e pisët, veçanërisht dhoma ku ishte Maradona, pa kushte elementare higjienike apo pajisje mjekësore.

Maradona kishte vdekur për më shumë se dy orë dhe nuk kishte asgjë në dhomën e tij që do të ndihmonte me ringjalljen, pa oksigjen apo defibrilator.

Këtë dëshmi e ka konfirmuar mjeku Juan Carlos Pinto, i cili ka mbërritur si pjesë e Ambulancës. Vdekja e Maradonës tronditi thellë Argjentinën, ku ai ishte një hero i madh për fitimin e Kupës së Botës 1986.

Gjyqi përfshin mbi 100 dëshmitarë dhe të pandehurit mund të përballen me dënime me burg nga 8 deri në 25 vjet nëse shpallen fajtorë. Infermierja Dahiani Madrid do të përballet me një gjyq të veçantë në korrik.

Gjykim stresues

Dhjetë ditë më parë u zbuluan edhe detaje të vdekjes së Maradonës. Më pas u zhvillua në Buenos Aires seanca e parë e gjyqit të ekipit mjekësor, ku prokurori Patricio Ferrari shkaktoi tronditje të madhe te të pranishmit.

Prokurori ka treguar një foto të Maradonës në momentin e vdekjes së tij, e cila ka shkaktuar emocione të forta tek familjarët dhe të pranishmit.

“Kështu vdiq Maradona”, tha Ferrari teksa mbante foton lart, duke theksuar se gjendja e rëndë shëndetësore e Maradonës ishte e dukshme dhe se asnjë nga të pandehurit nuk mund të pretendonte se nuk kishte dijeni për gjendjen e tij.

Vajzat e tij Dalma dhe Giannina shpërthyen në lot dhe më pas u ngushëlluan nga motra e tyre Jana. Skena dramatike u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Gjykatës së Lartë Provinciale të Buenos Aires dhe u përhapen shpejt në mediat sociale.



Read it all at Bota Sot