Shënohen pesë gola dhe pritet një penallti

- Bota Sot

Shënohen pesë gola dhe pritet një penallti

Dinamo e ka fituar sot miqësoren e luajtur përballë Kukësit.

Kryeqytetasit ia dolën të triumfonin me rezultatin 3:2.

Një ndër golat më të bukur të takimit u shënuar nga Redon Danaj. Ky i fundit ia doli që të tundë rrjetën e dinamovitëve përmes goditjes së dënimi.

Portieri i Kukësit, Dervishaj, priti një penallti.

Golat për Dinamon u shënuan nga Qardaku, Nani dhe Hiso. Në anën tjetër, për verilindorët tundi rrjetën edhe Birçaj.

Tashmë skuadrat do të fokusohen respektivisht në Superiore dhe Kategorinë e Parë, për sfidat e javës së ardhshme.



Read it all at Bota Sot