Emër i ri shfaqet për postin e drejtorit te Milani

- Bota Sot

Emër i ri shfaqet për postin e drejtorit te Milani

Te Milani, kërkimi për një drejtor të ri sportiv vazhdon me ritme të larta.

Kjo është një zgjedhje tejet e rëndësishme, nga e cila do të varet edhe zgjedhja e trajnerit të ri.

Administratori Xhorxho Furlani është duke kryer vlerësimet e fundit për këtë rol e në garë, me sa duket, përfshihet edhe Kim Falkenberg. Me një të kaluar si mbrojtës, prej disa vitesh ai ka qenë pjesë e seksionit të zbuluesve të Bajer Leverkusen, ku vetëm një vit më parë u emërua si drejtor sportiv.

Një vendim me siguri do të merret brenda fundit të muajit, teksa nuk duhet harruar se në garë janë përfshirë Fabio Paratiçi dhe Igli Tare, të cilët kanë mbuluar rolin e drejtorit sportiv respektivisht te Juventusi dhe Lacio.

Fjala e fundit i takon Furlanit, teksa ndikimi i Ibrahimoviçit në zgjedhjet e klubit është reduktuar drastikisht në javët e fundit.



Read it all at Bota Sot