Donnarumma dhe tundimi nga Interi

- Bota Sot

Donnarumma dhe tundimi nga Interi

Gianluigi Donnarumma nuk mundi ta shmangte humbjen e Italisë kundër Gjermanisë, pavarësisht disa pritjeve të mira ndaj Goretzka dhe Kimmich, por gjithsesi e shijoi kthimin e tij në Milano:

“Stadiumi ‘San Siro’ është unik, do ta mbaj gjithmonë me vete. Kthimi në këtë qytet është gjithmonë i veçantë, këtu është zemra ime. Pritja e tifozëve ishte e bukur dhe është pikërisht ajo që doja të ndjeja, më preku”.

“San Siro” është pjesë e së kaluarës së tij me Milanin, skenë e së tashmes me Itali-Gjermani, por edhe një mundësi për të ardhmen, pasi spekulimet e merkatos e lidhin me Interin:

“Një pjesë e këtij stadiumi do të më donte këtu? (qesh) Më pëlqen shumë, por këto janë gjëra që do të shihen në të ardhmen. Më mungonin shumë si Italia, ashtu edhe ky stadium”.

Deklaratat e Donnarummas rikthejnë në qendër të vëmendjes një çështje që nuk është shuar plotësisht, pavarësisht fjalëve të agjentit të tij, Enzo Raiola:

“Nuk ka pasur kontakte me Interin apo me klube të tjera.

UEFA ka vendosur kufizime financiare, edhe PSG po e ndryshon politikën e vet ekonomike. E kemi pranuar këtë qasje të re dhe po punojmë për rinovimin, por nuk ka asnjë ngut”.

Portieri italian ka një kontratë deri në vitin 2026, ndërsa PSG po kërkon të ulë pagat e lojtarëve të vet më të rëndësishëm. Donnarumma fiton rreth 10 milionë euro në vit, një shifër që e bën të vështirë kalimin e tij tek Interi, sidomos pas investimit të zikaltërve verën e kaluar për Josep Martinez, i cili ka bërë paraqitje të mira në mungesë të Sommer.

Megjithatë, nëse bisedimet me PSG-në për rinovim nuk shkojnë mirë, Interi mund të bëjë një ofertë tashmë në verë, ose të presë për një tjetër goditje me parametër zero, duke shfrytëzuar dëshirën e Donnarummas për t’u rikthyer në Serie A.



Read it all at Bota Sot