Të ardhurat e biletave nga sfida me Uellsin, shkojnë për familjet e goditura nga tragjedia në Koçanë!
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në krye me presidentin Masar Omeragiq, njoftoi se të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura për ndeshjen e xhiros së dytë, të martën më 25 mars kundër Uellsit, do t’i drejtohen për familjet e prekura nga fatkeqësia në Koçan.
“Dëshiroj të informoj opinionin se të ardhurat nga ndeshja kundër Uellsit do të ridrejtohen tërësisht për familjet e goditura nga fatkeqësia në Koçan.
Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për momentin”, tha kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq.