Kaos në Paris/ I dyshuari ndiqet me kilometra nga autoritetet, përplaset me një shtyllë dhe dy vetura të policisë

- Bota Sot

Kaos në Paris/ I dyshuari ndiqet me kilometra nga autoritetet, përplaset me një shtyllë dhe dy vetura të policisë

Trembëdhjetë persona, përfshirë dhjetë oficerë policie franceze, u plagosën në një reaksion zinxhir që pasoi një ndjekje nëpër rrugët e Parisit, thanë autoritetet.

Shoferi refuzoi të ndalonte me kërkesë të policisë herët këtë mëngjes, duke shkaktuar një ndjekje që zgjati disa kilometra, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Ndjekja përfundoi kur shoferi humbi kontrollin e BMW-së dhe u përplas në një shtyllë semafori, dhe dy automjete policie që ishin pas u përplasën me të, thanë prokurorët.

Gjithçka nisi rreth orës 5:45 të mëngjesit, kur një shofer kaloi në semafor të kuq dhe refuzoi të ndalonte në shenjën e policisë, konfirmoi policia.

"Më pas tre automjete të policisë kanë nisur ndjekjen e mjetit, i cili ka zgjatur disa kilometra”, tha Prokuroria e Shtetit, duke shtuar se dyshohet se drejtuesi në momentin e ndjekjes ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës.

Ndjekja ka vazhduar në lagjen 15, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë semafori.



Read it all at Bota Sot