KF Dobroshtit dhe KF Jehona përmes një miqësore nderuan viktimat në tragjedinë e Koçanit

- Bota Sot

KF Dobroshtit dhe KF Jehona përmes një miqësore nderuan viktimat në tragjedinë e Koçanit

KF Dobroshti dhe KF Jehona, dy klubet shqiptare që gravitojnë në komunën e Tearcës kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, duke përcuar një mesazh të fortë humanitar për viktimat e tragjedisë së Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 100 të lënduar.

KF Dobroshti shënoi fitore me rezultat 2-1, me dy golat e Ensar Elezit, por ky rezultat ishte në planë të dytë duke pasur parasysh veprimin e madh humanitar.

KF Dobroshti i ka shprehur ngushëllime edhe familjes së Andrej Lazarov, futbollisitit, por edhe KF Shkupi, lojtar i së cilës skuadër ishte.

Klubet në fjalë edhe sot dëshmuan se futbolli nuk është vetëm lojë, por në këtë sport tregohet edhe humanizmi e solidariteti. Thjeshtë sporti bashkon.



Read it all at Bota Sot