Trajneri i Argjentinës: Kanë disa nga lojtarët më të mirë në botë

- Bota Sot

Trajneri i Argjentinës: Kanë disa nga lojtarët më të mirë në botë

Argjentina do të përballet me Brazilin të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për raundin e 14-të në grupin e Amerikës së Jugut për kualifikueset e Botërorit 2026-të.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i abicelesteve, Lionel Skaloni ka dhënë një prononcim për “Tycsports.com”.

“Brazili është Brazili. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, disa nga më të mirët në botë, në ekipin e tyre. 

Unë e di se ata do të jenë një kundërshtar i frikshëm, i respektuar nga ne, nuk kemi asgjë tjetër sfiduese për të analizuar”, tha ai.

Kampionët e botës në fuqi po dominojnë grupin e Amerikës së Jugut për tu kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. Ata mund ta sigurojnë në mënyrë automatike edhe me një barazim kundër brazilianëve.



Read it all at Bota Sot