Ndeshja PSG-Marseille, zbulohet lojtari që ndoqi Bayern në stadium

- Bota Sot

Ndeshja PSG-Marseille, zbulohet lojtari që ndoqi Bayern në stadium

Kur trajneri Vincent Kompany ndoqi në stadium ndeshjen PSG-Marseille, media të ndryshme u nxituan të shkruanin se Bayern ka interes për emra të njohur si Gianluigi Donnarumma, Désiré Doué apo Mason Greenwood.

Portali “livefoot.fr” raporton një lajm krejt tjetër. Duket se trajneri i rekordmenëve të Bundesligës po vëzhgonte mbrojtësin e Marseille, Leonardo Balerdi.

Argjentinasi (26) ka shkëlqyer këtë sezon në Ligue 1 dhe ka tërhequr vëmendjen e trajnerit belg, i cili e ndoqi nga afër bashkë me drejtorin e sporteve të Bayern, Christoph Freund.

Edhe pse Bayern ka Dayot Upamecano dhe Minjae Kim, në Mynih ka gjithmonë vend për përmirësim. Ajo që nuk kuptohet nga klubi është rinovimi (i pritshëm) me Eric Dier.

Nëse anglezi rinovon, Bayern do të kishte 5 qendërmbrojtës në skuadër, bashkë me Ito dhe Stanisic. Pra, mos Bayern po shet një titullar të mbrojtjes për t’i dhënë vend Balerdit?



Read it all at Bota Sot