Veprimtari Fahri Mahalla rrëfen për luftën/ Kush i organizoi stërvitjet e para ushtakake në diasporë dhe pse u ndaluan

- Bota Sot

Veprimtari Fahri Mahalla rrëfen për luftën/ Kush i organizoi stërvitjet e para ushtakake në diasporë dhe pse u ndaluan

Veorimtari i çështjes kombëtare, Fahri Mahalla, përmes një shkrimi ka rrëfyer për kohën e luftës, organizimin e stërvitjeve në Zvicër, po ashtu edhe për jetën e tij e tentimvrasjet që iu kanë bërë tij.

Rrëfimi i plotë pa ndërhyrje:

Stërvitjet e para ushtakake të vullnetarëve shqiptar, u organizuan nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Lozanë të Zvicrës. Me iniciativën e Fahri Mahallës. Në koordinim me Kryesinë e Nëndegës së LDK-së, së kantonit Vaud. Kryesia e Nëndegës e përkrahi iniciativën, për stërvitjen e vullnetarëve, për mbrojtjen e popullatës shqiptare në Kosovë, dhe për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Nga Zvicra shkova në Kosovë vitin 1989, Serbia fashiste kishte filluar ndryshimin e kushtetutes së Kosovës të viti 1974. Popullata shqiptare e Kosovës kishte dalë në protesta për ta mbrojtë kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Të gjithë shqiptarët me gjak shqiptari, pavarësisht nga mosha dhe gjinia, pavarërisht nga besimet fetare, të gjithë kishin dalë në protesta, për ta mbrojtë Kushtetutën e vitit 1974.

Kur arrita në Kosovë e pashë Kosovën në gjendje lufte, e pashë se lufta në Kosovë është e pashmangshme. Me t’u kthyer nga Kosova për në Zvicër fillova përgatitjen e projektit, për stërvitje e vulnetarëve shqiptarë. Stërvitjet i organizuam me veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nivel të nëndegës së kantonit Vaud. Nëndega e kantonit Vaud, me seli në Lozanë. Nëndega përbëhej prej shtatë aktivave. Kryesia e Nëndegës dhe Kryesitë e Aktivave u pajtuan për stërvitjen e vullnetarëve, për ta mbrojtë popullin shqiptar në Kosovë, dhe për ta çlirue Kosovën nga okupatori serb.

Zbrita në aeroportin e Prishtinës në mbrëmje. Të nesërmen dola në Ferizaj. Nga Ferizaj u nisëm për të shkuar në Prishtinë me Idriz Dabinovcin. Idrizi e voziste automjetin peze 125. Nga Ferizaj na ka përcjellë një automjet një njëqind e njësh. Në hyrje të Çagllavicës e përjetuam një atentat, nga një snajperist, snajperisti kishte qenë i pozicionuar në anën e djathët në shtepit serbe, për 30cm nuk arriti me më godit në kokë, xhamin e shpoi tej për tej, plumbi si tel i kuq na shkoj para syve, ne vazhduam rrugën pa u ndal, për mos me i dhanë shancë, që me na gjuajt për së dyti. Arritëm në Prishtinë, e pamë rrjedhën e protestave. Minatorët dhe protestusit vinin në Prishtinë, nga të gjitha anët e Kosovës. Ne u kthyem në Ferizaj. E dija se organizator i atentatit ishte Radomir Filipoviqi, ky ishte inspektori i sigurimit UDB-ash, udbashi nga Prishtina. Filipoviqi ishte në bashkëpunim me një malazez edhe ai UDB-ash, që punonte në Ferizaj. Këta dy UDB-sh, në vitin 1982 më kanë bërë edhe një atentat me bullduzher, në qendrën e skijimit në Brezovicë. Me mua ishte Bajram Sylejmanin, me automjetin e tij Opell Askona me tabela të Zvicrës. Ne mbërrim në qendrën e skijimit, mbërritën edhe ata dy persona civil, që na vinin mbrapa, në restoran atyre ju bashkangjit një person me rroba të punës. Ne kaluam një orë në restoran, kur e thirrëm kamarierin për ta bërë pagesën, personi me rroba të punës u ngrit dhe doli para nesh nga restorani, ai kishte qenë vozitësi i Buldozerit, ai kishte marrë urdhër nga ata dy UDB, për të na likfidue, ai kishte filluar me hjek dëboren nga rruga, për çudi asnjë automjet nuk vinte përpjetë as të poshtë. Bulduzeri po vinte mbrapa në drejtim tonin, ne i fishkëllonim, ai nuk ndalonte, pjesën e parë të automjetit tonë e përbiu buldozeri, ne kaluam në ulëset e prapme, ishte dëborë bullduzheri nuk ndalonte, fati nuk arrinte të kalonte mbi ne, sepse shtrafat e amortizerave të automjetit kishin zanë në osin e rrotave të buldozerit, mbi 20 metra na ka shtyr mbrapa. Vozitësi i bollduzherit mendoi se e kreu misionin, vozitësi doli nga bollduzheri, edhe ne dolëm nga automjeti nga dyert e prapme, vozitësi kërkonte falje, thonte se nuk ju kam parë. Policia dikur arriti në vendin e ngjarjes, policia konstatoi se është një aksident i rastit. Radomir Filipoviqi ishte një kriminel, i urrente shqiptarët, ky kriminel donte të më hakmerrej, sepse unë këtë e kisha rrahë në Gjilan, ai referonte unë isha garus dhe trajner, ai garusve shqiptar jua bënte me hile. Mbasi që u kthyem nga Prishtina në Ferizaj, mbas atentatit në Çagllavic, u konsultova me një shok, i tregova për atetatin që e përjetuam në hyrje të Çagllavicës, shoku më tha sa ma parë të largohem nga Kosova, atë mbrëmje u largova nga Kosova, shkova në Shkup, të nesërmen nga aeroporti i Shkupit në Lubjanë, pastaj me tren Lubjanë - Lozanë. Me të arrit në Lozanë i analizova të gjitha. E pashë se Kosova ishte në gjendje lufte. Unë erdha në përfundim ne shqiptarët në mërgatë duhet të organizohemi, për ta mbrojtë popullin shqiptar në Kosovës. Fillova hartimin e projektit në heshtje, bëra një program teorik, pastaj duhej të kalonim nga teoria në praktik. Për të kaluar nga teoria në praktik, duhej ti gjenim miqtë zvicran, për ta siguruar vendin ku mundemi me realizua programin në praktik. Ne i gjetëm miqtë zvicran, u siguruam se nuk do të pengohemi nga institucionet shtetërore të Zvicrës. Filluam për ta realizuar programin në praktik. Filluam me pëërgatitjet fizike. Siguruam poligonin për qitje me armë në Lozanë, qendra për qitje ishte moderne e mbyllur, ku mund të përdorëshin të gjitha llojet e armëve të shkurta dhe të gjata, filuam me revole, pastaj me snajper dhe me disa armë tjera. Qendra për qitje me armë ishte e rezervuar të dielëve vetëm për ne, vinin deri 100 vullnetarë në dielave, vinin të udhëhequr nga koordinatorët e kantonit Vaud, vinin me autobusa, disa vinin me automjete personale. Përgjegjësia ishte e madhe, gjatë qitjeve me armë, sepse nga pakujdesia mund të ndodhte të pësonte dikush aksident, e pastaj mund të ndërpritej aktiviteti, i njoftuam të gjithë që të kenë kujdes, falë zotit gjithçka shkoi mirë deri në fund, sepse e kishim me shpirt dhe me zemër. Instruktorët ju qëndronin mbrapa vullnetarëve gjatë qitjeve me armë. Instruktorët i udhëzonin si duhet të përdoren armët. Vullnetarët përcilleshin me vëmendje nga instruktorët, sepse duhej të zgjidheshin ma të mirët, në të gjitha pikëpamjet, përcillejshin sjelljet dhe seriozitetin e tyre, gjatë qitjeve me armë. Për instruktor duhej të zgjidheshin ma të mirët, për ti dërguar në qendrën stërvitore, (në poligon) duhej të ju bëhej kontrolla shëndetësore, testi fizik, testi psiqik, logjik, testi psiko motorrik e tjera tjera teste. Klasifikimi për instruktor bëhej nga epërorët e qendërës stërvitore. Qëllimi ynë ishte që ti përgadisim instruktorët për luftë guerile. Eprorët ishin me përvojë të lartë, kishin përgadit instruktor për luftëra guerile në shtete të ndryshme. Për mos me ra në kundërshtim me ligjet e Zvicrës. Bëmë një marrëveshje se gjëja ne po stërvitemi për t’u aftësuar, për ta marrë një diplomë, e pastaj për tu punësuar, si trup roje, në sigurimin e objekteve, në sigurimin e ndeshjeve sportive etj, në këtë mënyrë ne nuk do të binim në kundërshtim me ligjet e shtetit zviceran. Të gjitha ishin të rregulluara që mos me ra ndesh me ligjet e shtetit zvicran. Me udhëheqësit e qendrës stërvitore u dakorduam në detale, për programin stërvitor. Instruktorët mbasi të diplomonin duhej stërvitë ushtarët për luftë guerile, njëherit instruktorë e shkolluar duhej të përgadisin instruktorët të rinj më të hyrë në Kosovë.

Për përgatitjen e një instruktori kushtonte për afërsisht 5,000 Franga zvicrrane. Në këtë çmim ishin të përfshira të gjitha shpenzimet. Fjetja, ushqimi, të gjitha llojet e armëve për stërvitje, automjete për stërvitje, rikvizitat, përgatitja e instruktorëve sipas gjinive ushtarake. Mbasi që i vendosëm në binarë, u ndërpre aktiviteti. Ofertën me çmime dhe program stërvitor, edhe sot e ruaj si DËSHMI. Papritur e pa kujtuar vjen një URDHËR, se ky aktivitet të ndërpritet, sepse po fillojmë me stërvitje në Shqipëri. Kjo ishte diçka e papritur. Puna e dy viteve u rrënue me një fjalë goje. Ma e keqja ishte se ne e humbëm besimin te miqët tanë Zvicrranë, ne dolëm jo serioz. Ata që filluan stërvitjet në Shqipëri u zbuluan, pa u kthy në Kosovë. Se nga kush u zbuluan ata e dinë. Po të ishin përgatitur instruktorët në Zvicërr, nuk do të ishim zbulue. Dëshmitar janë vullnetar që kanë stërvitë, pjesën e parë të stërvitjeve, përgatitjet e përgjithshme fizike. Dëshmitar janë vullnetarët që kanë stërvit, qitjet me armë, duke fillue prej revoles, me snajper dhe me armë tjera. Dëshmi është kontrata me shkrim, aty është çmimi, se sa kushton përgatitja për një Instruktor.

Mbasi që u ndërpren stërvitjet, disa shqiptarë të MBRAPSHT me prapavijë, filluan me një propagandë. Gjëja Fahri Mahalla, me LDK-në, po përgatisin ushtarë për me rrëzue sistemin komunist në Shqipëri. Qëllimi i propagandës ishte që me ja mbyll dyert LDK-së në Shqipëri. Unë Fahri Mahalla nuk u dorëzova, e ndërrova mënyrën e veprimit. Në vitin 1993 Themelova Shoqatën Bashkimi i Shqiptarëve të Ndërgjegjëjes, duke gjetë një mënyrë të organizimit, për ta mbrojtë popullin e Kosovës dhe për ta çlirue Kosovën nga okupatori serb, ishin paraqit shumë vullnetar, kishte edhe vajza. Ata që bën përgatitjet stërvitore, përgatitjet e përgjithshme fizike, pjesën praktike, gjuajtja me armë zjarri. Ne kishim sigurue katër video kaseta ushtarake, që i përkisnin ushtrisë së paktit të NATO-s, në ato video kaseta ishin të regjistruara stërvitjet ushtarake të NATO-s, ishin të regjistruara stërvitjet për përgatitjen e instruktorëve, qëllimi ishte që kandidatët për instruktorë ti shohin stërvitjet, se sa duhet punë, dhe mund për tu bërë Instruktor, për ti udhëheq njësitë GUERILE, në frontin e luftës. Nga këto video kaseta, i shihnim efikasitetin e të gjitha llojeve të armëve, duke fillue prej revoles gjitha armët e këmbësorisë, armët tokë- tokë, tokë ajër, dhe ajër tokë. Sikur të ishte përkrah kjo iniciativë që nga viti 1990. Sikur mos të kishte ndërskamca të subjektëve politike, sikur mos ta pengonin njëri tjetrit, sikur të ishim të bashkua, sikur ta kishim një KONTO FINANCIARE TË LUFTËS, sikur ta kishim një KOMAND USHTARAKE, do ta shpëtonim populli shqiptar të Kosovës, do të kishim më pak viktima, do të kishim më pak të dhunuara dhe të dhunuar, do të kishim më pak djegie dhe shkatërrime.

Nga vullnetarët e stërvitur, disa kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa kanë marrë pjesë si ushtarë, disa si Komandant kanë udhëheqë zonat e Luftës. Ju mbetët atyre të deklarohen edhe nëse nuk deklarohen i kuptoj. Dikush mund të thotë po ti Fahri pse nuk more pjesë në luftë, unë kam shumë arsye. Në radhë të parë kam pasë shumë pengesa, etiketime, sikur që e ceka ma lartë, si që më etiketun, gjëja po përgatis ushtrinë, për me përmbys Komunizmin në Shqipëri. Para se me fillue lufta në Kosovë, kisha kontaktue me disa shokë në Shqipëri, ata ishin në institucionet e shtetërore të shtetit shqiptar. Azem HAJDARI është vrarë për Kosovën. Sikur të ishte gjallë Azem Hajdari, lufta për çlirimin e Kosovës do të zhvillohej krejtësisht ndryshe, do të ishte një luftë shumë mirë e organizume, dhe e furnizuar me armatim të Ri të konzervuar. UÇK do të ishte mirë e paisur me armatim. Mbasi që u vra Azem Hajdari, pastaj u vra Kolonel Ahmet Krasniqi. Bashkë me Ahmet Krasniqin ka qenë e planifikume, të vritem edhe unë Fahri Mahalla. Diaspora shqiptare e furnizoji luftën e UÇK- së financiarisht, dhe e pajisi me armatim. Kjo është e vërteta, të vërtetat e pandëgjuara, një ditë do të publikohen.



Read it all at Bota Sot