Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u bëri thirrje sot bashkëkombësve të tij turq që të organizojnë protesta masive në të gjithë vendin për arrestimin e tij, e cila pasohet nga një gjyq.
Në një postim në X, Imamoglu shkroi se procesi ligjor në lidhje me ndalimin e tij ishte një “ekzekutim total jashtëgjyqësor” që përbënte “tradhti ndaj Turqisë”.
Raportohet se Imamoglu tani ndodhet në paraburgim, në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion, në burgun Marmaru pranë lagjes Silivri të Stambollit.
Bëhet e ditur se burgosja e Imamoglu, rivalit kryesor politik të presidentit aktual Recep Tayyip Erdogan, ka të ngjarë të shkaktojë protestat më të mëdha antiqeveritare të vendit në më shumë se një dekadë.
Partia Popullore Republikane (CHP) e kryebashkiakut, partia kryesore e opozitës, e dënoi masën si të motivuar politikisht dhe u bëri thirrje mbështetësve të zhvillojnë protesta.
Ndryshe, Imamoglu do të emërohej sot kandidati zyrtar presidencial i CHP-së.
Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2028, por ky do të jetë mandati i dytë dhe ligjërisht i fundit i Erdoganit nëse ai nuk thërret zgjedhje të parakohshme përpara skadimit të mandatit të tij ose nuk ndryshon kushtetutën.
Imamoglu, lideri 54-vjeçar i qytetit më të madh të Turqisë, po kryeson garën presidenciale përpara Erdoganit, sipas disa sondazheve.