Ronaldo gabon nga penalltia

- Bota Sot

Ronaldo gabon nga penalltia

Në “Mestalla” të Valencia-s, Spanja po përballet me Holandën në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Vendasit e kanë nisur mjaft mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutat e para.

Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë,  e fituar nga vetë ai pas një pengimi brenda zonës. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 2-2.

Në Lisbonë, Portugalia po përballet me Danimarkën.

Në minutën e 6-të, Cristiano Ronaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Një goditje shumë e dobët e portugezit që pritet me sukses nga Kasper Schmeichel. Danimarka ka fituar 1-0 në ndeshjen e parë.



Read it all at Bota Sot