Goli i tij i ardhshëm do të jetë një rekord personal/ Turam, gati të marrë mbi shpatulla sulmin

- Bota Sot

Goli i tij i ardhshëm do të jetë një rekord personal/ Turam, gati të marrë mbi shpatulla sulmin

Duke parë kushtet aspak perfekte të Lautaro Martinezit, sulmi i Interit është sërish mbi shpatullat e Markus Turamit. Sipas “Corriere Dello Sport”, me mungesën e mundshme të kapitenit, i takon francezit që të marrë përgjegjësitë në zonën e golit.

Në muajt e fundit, në fakt, ish- sulmuesi i Gladbahut duket se ka humbur shënjestrën. Golin e fundit në Serinë A e ka shënuar më 19 janar kundër Empolit. Megjithatë, gjatë kësaj kohe ka qenë vendimtar në Champions me dy gola kundër Fejnordit.

Rendimenti i tij ka qenë i ulët për shkak të një problemi në kavilje dhe për këtë arsye u largua nga grumbullimi i kombëtares së Francës për të qenë sa më gati dhe për t’u rikuperuar plotësisht.

Goli i tij i ardhshëm do të jetë një rekord për francezin, pasi për momentin ka 16 gola sezonalë. Ai ka shënuar 13 herë në kampionatin italian. Kaq gola i ka shënuar edhe në vitin e fundit me Gladbahun, por kërkon që me fanellën zikaltër të arrijë më shumë. Ka në dispozicion edhe 12 ndeshje për t’u përmirësuar. Turam është gati për këtë sfidë të re dhe po pret kush do të jetë partneri i tij në ndeshjet e radhës.



Read it all at Bota Sot