Barcelona rivalizon Realin për Huijsen

- Bota Sot

Barcelona rivalizon Realin për Huijsen

Dean Huijsen është bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë, derisa Barcelona është skuadra e radhës që e ka futur në listën e dëshirave.

Gazeta katalunase Sport raporton se Barcelona po monitoron nga afër Dean Huijsen, qendërmbrojtësin 19-vjeçar që bëri përshtypje me Spanjën gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kombeve kundër Holandës.

I lindur në Amsterdam dhe i rritur në Malaga, Huijsen u vu në qendër të vëmendjes pas dëmtimit të Pau Cubarsi dhe la një përshtypje të fortë, pavarësisht se u përball me kritikat nga tifozët holandezë për zgjedhjen e Spanjës në vend të Holandës.

Aftësitë e tij të shkëlqyera me topin, shkathtësia dhe loja solide në mbrojtje kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, me Barcelonën që ka shfaqur interes për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, Barcelona ka prioritete të tjera këtë verë, të cilat mund të vonojnë ndjekjen e mbrojtësit të talentuar.

Huijsen aktualisht luan për Bournemouth në Ligën Premier, i cili pritet të kërkojë rreth 45 milionë euro për shërbimet e tij, me një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro të vlefshme deri në vitin 2030.

Ndërsa Barcelona është e prirur për të forcuar mbrojtjen e saj, situata financiare e klubit dhe nevojat e tjera mund t’i bëjnë ata të fokusohen në nënshkrime të ndryshme fillimisht.

Pavarësisht interesimit të Barcelonës, e ardhmja e Huijsen mbetet e pasigurt, me mundësinë që klube si Real Madrid, Liverpool apo Tottenham të hyjnë në garë për të. Dëshira e tij për të luajtur në Spanjë mund të luajë një rol kyç në procesin e tij vendimmarrës nëse ai largohet nga Bournemouth. 



Read it all at Bota Sot