Pavarësisht 15 futbollistëve të larguar nga Milani për impenjimet me kombëtaret përkatëse, Serxho Konseisao vijon punët me të mbeturit në “Milanello”. Në fokus, ndeshja e së dielës në 20:45 kundër Napolit në stadiumin “Maradonna”.
Pjesëmarrjes në “Coimbra Football Congress”, trajneri portugez i “Djallit” ka dhënë një intervistë të shkurtër në lidhje me këto tre muaj si kuqezi dhe objektivat e fundit të sezonit në Itali.
Pse zgjodhët të pranonit ofertën e Milanit? Sepse doja të shkoja në një nga kampionatet më të forta në botë. Unë kam ëndrrën dhe synimin për të fituar Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye zgjodha klubin tim aktual.
E prisnit të kishit kaq shumë probleme? I dija vështirësitë që do të hasja, në një kontekst ku nuk zgjodha ekipin, ku nuk kam kohë të punoj siç dua dhe me detyrimin për të fituar sa më shumë ndeshje. Megjithatë, Milan është një klub historik që mund të më japë mundësinë të afrohem me një nga objektivat e karrierës sime, pasi kisha fituar aq shumë në Portugali.
Çfarë mendoni si trajner për futbollin e sotshëm? Si çdo sport, edhe futbolli zhvillohet shpejt. Sot të gjithë trajnerëve u pëlqen të ndërtojnë nga prapavija. Më pëlqen gjithashtu të luaj gjerësisht, por për këtë duhen lojtarë që mund ta bëjnë këtë tipologji manovre. Te Porto kisha një portier fantastik që e bëri të mundur, por duhet të them se edhe te Milano e kam edhe një të tillë.
Cilat janë vështirësitë më të mëdha të hasura në përvojën tuaj në Milano? Kur në 30 ditë na u desh të luanim nëntë ndeshje. Nuk kemi pasur kohë të stërvitemi, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë dhe do të thotë se nuk mund t’i jap identitetin tim ekipit. Pasi fituam Superkupën ndaj Interit, barazuam ndaj Kaljarit me një gabim individual, siç ndodh. Që atëherë, emra trajnerësh të rinj janë sjellë në klub çdo ditë.
Kush është aspekti më i ndërlikuar në punën e një trajneri? Një trajner nuk duhet të kuptojë vetëm futbollin. Nëse dini vetëm futboll, nuk dini asgjë. Për një periudhë të jetës sime më është dashur të ndihmoj financiarisht familjen. Shkova të ndihmoja një kushëri të shiste në treg. Edhe si tip kam qenë introvert, por ajo periudhë më bëri ky që jam sot.
Sa shanse ka Milani për të mbyllur sezonin mes katër të parave në kampionat? Deri dy javë më parë shanset ishin mnimale, ndërsa me dy fitore radhazi e me disa probleme të konkurrencës duket sikur gara është më e hapur. Vështirësitë janë të shumta e nuk mund të flas me përqindje, megjithatë duhet të fitojmë çdo ndeshje e në fund do të bëjmë bilancet së bashku. E sigurt është që askush te Milani nuk është dorëzuar për objektivat që na kanë mbetur në kampionat apo edhe Kupën e Itailisë.