Në Prizren një person është arrestuar pasi dyshohet për një tentim vrasje, derisa i dyshuari tjetër po kërkohet nga Policia.
Referuar raportit nga policia, Policia e Kosovës ne Prizren, sot ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave.
“Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Te dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, por më pas njëri nga ta është lokalizuar dhe arrestuar, e të cilit me vendim të prokurorit të shtetit iu caktua masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.
Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet. Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.
Lexo edhe: