Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në një apartament luksoz në lagjen Khamovniki të Moskës, duke mbuluar qiellin me tym të zi.
Bëhet e ditur se kompleksin rezidencial Roma Rossa e kanë kapluar flakët.
Kompleksi u projektua dhe mobilua nga arkitekti italian Piero Lissoni, sipas mediave të huaja.
Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë tha se mori një telefonatë për një zjarr në ndërtesën gjashtëkatëshe – ende në ndërtim e sipër.
Autoritetet dërguan 70 zjarrfikës, të cilët e vunë nën kontroll zjarrin brenda një ore dhe e shuan plotësisht menjëherë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa informacionet për viktima të mundshme janë ende duke u verifikuar.